Politike

Hapja e negociatave me BE/ "Moment historik", Rama: Do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm

Rama e ka cilësuar ditën e sotme si moment historik, kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

15 Tetor 2024, 17:07 Nga DOSJA

Hapja e negociatave me BE/ "Moment historik", Rama: Do t’ua

LUKSEMBURG- Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht grupin e dytë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e ka cilësuar ditën e sotme si moment historik, kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Më tej ai shkruan, se përmbajtja e këtij grupi-kapitujsh do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin

POSTIMI I RAMËS: 

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:

-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar

*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin

Hapja e negociatave me BE/ "Moment historik", Rama: Do t’ua

Më herët në një konferencë për mediat, ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto ka deklaruar se BE ka nevojë për freski ndaj dhe kjo energji e re do të vijë nga Ballkani Perëndimor. Ndërkohë Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se pa zgjerim Europa nuk mund të bëhet më e fortë

edi rama hapja e negociatave shqiperi-be

Sondazh

Poll