Politike

Samiti i tretë i Minishengenit Ballkanik, Vuçiç dhe Zaev zbarkojnë në Tiranë

20 Dhjetor 2019, 15:45 Nga DOSJA
Samiti i tretë i Minishengenit Ballkanik, Vuçiç dhe Zaev

TIRANË– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë mbërritur pasditen e sotme në Tiranë, në kuadër të Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik.

Pas takimeve në Novisad të Serbisë dhe Ohrit të Maqedonisë, tashmë do të jetë Rama ai që do të mirëpresë liderët ballkanikë në Samitin trepalësh mes tre vendeve ballkanike. Ardhja e tyre ka shtuar masat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke krijuar radhë të shumta automjetesh, dhe bllokim të autostradës Tiranë-Durrës.

Bashkë me Ramën, liderët ballkanikë do të marrin pjesë sot në eventin ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, që do të zhvillohet për bamirësi ndaj të prekurve nga tërmeti. Nga ana tjetër Kosova e ka refuzuar ftesën me arsyetimin se Serbia nuk pranon masakrën e Reçakut.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksandar vucic edi rama minishengeni ballkanik samiti i trete i minishengenit zoran zaev aleksandar vucic edi rama minishengeni ballkanik samiti i trete i minishengenit zoran zaev

Sondazh

Poll