Politike

Dëmet nga tërmeti, Gjermania dhuron 4 mln € për Shqipërinë: Do përdoren për rindërtimin e shkollave

20 Dhjetor 2019, 13:07 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti, Gjermania dhuron 4 mln € për

TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, është shprehur sot se Gjermania mbështet rindërtimin e Shqipërisë me 4 milionë Euro. Në një reagim në Facebook, Zingraf shkruan se është informuar që shteti i tij do mbështes me grande Shqipërinë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Grantët do të alokohen nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim dhe do përdoren për ndërtimin e shkollave dhe ndërtesave publike me standartët me të fundit të sigurisë dhe eficencës.

REAGIMI I PLOTË

Gjermania mbështet rindërtimin me 4 milion euro. Sot ne informuam zyrtarisht qeverinë shqiptare: Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milion euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.

Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Z. Peter Zingraf u shpreh: “Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione  e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada gjermane tirane gjermania ndihmon shqiperine peter zingraf solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 ambasada gjermane tirane gjermania ndihmon shqiperine peter zingraf solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll