10 Tetor 2024, 19:58
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve ka përshëndetur edhe njëherë tjetër guximtatët e protestës së 7 tetorit të cilët po përballen me terrorin policor të Ramës. Gjithashtu Berisha i uroi shërim të shpejtë edhe zotit Emiri, të cilin një narkokomisar donte ta digjte të gjallë.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet të përzemerta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Guximtareve dhe guximtarëve që qëndrojnë të vendosur, të palëkundur si pararendës të betejës sonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitoren e opozitës. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin, përhapin në të katër anët e dheut të vërtetat e sotme të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një përshëndetje ju bëj guximtarëve të 7 tetorit që përballen me terrorin policor me urdhër të Edi Ramës, por qëndrojnë si heronj të vërtetë të papërkulur për idealet që mbrojnë.
Shërim të shpejtë zotit Emiri, të cilit një narkokomisar donte, nga urrejtja e hajdutit, e kriminelit, e trafikantit, ta digjte të gjallë. Të dashur miq, sot koha na fton më shumë se kurrë të 10-fishojmë përpjekjet tona për të transformuar Shqipërinë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim në vendin e mosbindjes civile. Në vendin e njerëzve guximtarë, të përgjegjshëm për misionin e tyre, të cilët me guxim, në revoltë, përmbysin në një hark kohor 32-vjeçar diktaturën e dytë në Shqipëri. Diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ky regjim është sot regjimi më i shëmtuar në Europë. Një nga regjimet më kriminale në botë. Ky është regjimi i organizatave kriminale në qeveri, të udhëhequra nga Edi Rama. E organizatave kriminale në institucione, të udhëhequra nga Edi Rama," tha Berisha.
sali berisha
Politike
10 Tetor 2024, 19:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike u ndal te momenti kur Presidenti Bajram Begaj gjatë pritjes së Presidentit turk, R...
Politike
10 Tetor 2024, 19:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm para mbështetësve u ka ...
Politike
10 Tetor 2024, 19:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjene sotme i ka bërë thirrje q...
Politike
10 Tetor 2024, 19:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua sot kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nëse guxon dh...
Politike
10 Tetor 2024, 18:59
M.B
Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama
TIRANA- Shqipëria dhe Turqia pritet të fuqizojnë më tej marrëdhëniet...
Politike
10 Tetor 2024, 17:36
Izmir Akulli
Ceremonia e inagurimit të xhamisë së Namasgjasë, më shumë u duk si një ceremoni politike e kryeministrit Rama dhe President...
Politike
10 Tetor 2024, 17:36
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdesta...
Politike
10 Tetor 2024, 17:32
M.B
Recep Tayyip Erdogan
TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli gjatë inagurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe p&e...
Politike
10 Tetor 2024, 17:27
I.A
TIRANË- Xhamia e Namasgjasë është inaguruar pasditën e sotme. Gjatë inagurimit ka qenë prezent vetë Presidenti tu...
Politike
10 Tetor 2024, 17:17
M.B
Recep Tayyip Erdogan
TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha sot gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë s...