Politike

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete (VIDEO)

Teksa mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm nga momenti i ceremonisë, Dosja.al ka arritur që të sigurojë një video nga momenti që Erdogan së bashku me Begajn janë futur për në zyrën e këtij të fundit.

10 Tetor 2024, 11:56 Nga I.A
Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë
Begaj dhe Erdogan

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur vizitën zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Pas mbërritjes në kryeqytet, Erdogan është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj.  

Teksa mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm nga momenti i ceremonisë, Dosja.al ka arritur që të sigurojë një video nga momenti që Erdogan së bashku me Begajn janë futur për në zyrën e këtij të fundit. Në një moment të sikletshëm dhe duke qeshur me zor, Presidenti Begaj i ka kërkuar homologut të tij turk para për të ndërtuar një Presidencë tjetër.

 
 

Begaj: Zyrat janë shumë të vogla... po nja 600 metra katrorë. Po i them Erdit, që kemi nevojë për të, për të ndërtuar një ndërtesë tjetër. 

Në videon e mësipërme të siguruar nga Dosja.al, dëgjohet Begaj që i drejtohet përkthyesit të Erdogan, për ta ndihmuar me një ndërtesë tjetër për veten. Ndërkohë që për të kaluar këtë situatë të sikletshme, Erdogan ka qeshur nga zori.

bajram begaj rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll