Politike

Dorëheqja lidhet me thirrjen në SPAK? Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit, dy ditë më parë u mor në pyetje nga prokurorët për 5 orë rresht

Teksa ka dalë nga SPAK, Çyrbja pas interesimit të gazetarëve se pse është marrë në pyetje ka deklaruar se nuk është i pandehur. 

10 Tetor 2024, 09:24 Nga r.ll
Dorëheqja lidhet me thirrjen në SPAK? Jurgis Çyrbja
jurgis cyrbja

TIRANË- Ligjvënësi socialist, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë, Çyrbja u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për 5 orë. 

Teksa ka dalë nga SPAK, Çyrbja pas interesimit të gazetarëve se pse është marrë në pyetje ka deklaruar se nuk është i pandehur. 

Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke. Ai u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.

jurgis çyrbja spak

Sondazh

Poll