Politike

Do të zëvendësojë Salianjin në Kuvend, Andrea Mano dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

Tashmë pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit.

10 Tetor 2024, 10:38 Nga N.F
Do të zëvendësojë Salianjin në Kuvend, Andrea Mano
Salianji dhe Andrea Mano

TIRANË- Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet që të zëvendësojë në Kuvend ish-deputetin, Ervin Salianjin. Mësohet se sot Mano ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Tashmë pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit. Mano futet në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në zgjedhjet vendore të vitit 2021, Mano mori 5465 vota.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

andrea mano kqz

Sondazh

Poll