Politike

VIDEO/ Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. 

10 Tetor 2024, 11:05 Nga r.ll
VIDEO/ Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Rexhep Tajip
eskorta e erdogan

TIRANË- Ka mbërritur para pak çastesh në aeroportin e Rinasit presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Lideri turk ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare njëditore.  Erdogan do të zhvillojë fillimisht një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Më pas do të zhvendoset te kryeministria, për një takim "kokë më kokë" me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Më pas axhenda vijon me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij, pritet të nëshkruhen 3 marrëveshje mes delegacioneve, ndërsa do të ketë dhe një konferencë të përbashkët me Ramën. Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. 

rexhep tajip erdogan ne tirane

Sondazh

Poll