Politike

EMRI/ Dorëzoi mandatin e deputetit, ja kush e pason Jurgis Çyrbjan në Kuvend

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin2017.

10 Tetor 2024, 10:13 Nga r.ll
EMRI/ Dorëzoi mandatin e deputetit, ja kush e pason Jurgis Çyrbjan
erjon meka

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar në Kuvend mandatin e deputetit. Vendin e tij në Kuvend  pas vendimit për të lenë mandatin pritet ta marrë Erjon Meka.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota.

Çyrbja ka thënë për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh.  Ai është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

jurgis cyrbja erjon meka

Sondazh

Poll