Politike

Institucionet e drejtësisë refuzuan Komisionin Antikorrupsion, Gonzato: Duhet respektuar pavarësia e tyre dhe duhet konsoliduar Reforma në Drejtësi

Ai shtoi më tej se kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por sipas tij, do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

10 Tetor 2024, 09:12 Nga r.ll
Institucionet e drejtësisë refuzuan Komisionin Antikorrupsion,
silvio gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka komentuar vendimin e institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion të PS-së. 

Gonzato tha se duhet respektuar pavarësia e institucioneve të drejtësisë. Ai shtoi më tej se kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por sipas tij, do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.

"Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.

Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016. Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi.", tha Gonzato. 

KLGJ, SPAK, ILD, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë refuzuar pjesmarrjen e tyre në Komisionin Anti-Korrupsion me drejtues deputetin socialist, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar të jetë pjesë e komisionit, ndërsa në një mbledhje informale kanë caktuar dhe dy përfaqësueset e tyre. 

SPAK ka theksuar në përgjigjen e tyre se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh. Gjykata e Lartë në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

silvio gonzato komisioni antikorrupsion i ps

Sondazh

Poll