Politike

Presidenti turk pritet në Rinas nga ministrat, Hasani ndan foto: Mirëseerdhe në Tiranë, president Erdogan!

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit u prit nga disa prej ministrave të kabinetit qeveritar dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku. 

10 Tetor 2024, 11:26 Nga r.ll
Presidenti turk pritet në Rinas nga ministrat, Hasani ndan foto:
foto nga pritja

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur para pak minutash në Tiranë. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit u prit nga disa prej ministrave të kabinetit qeveritar dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku. 

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka ndarë një foto nga momenti i pritjes në aeroport, ku e ka shoqëruar me mbishkrimin: "Mirëseerdhe në Tiranë, president Erdogan!" 

rexhep tajip erdogan ne tirane igli hasani

Sondazh

Poll