Politike

Presidenti turk vizitë sot në Tiranë! Nga takimi me Ramën te inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, zbardhet axhenda e Erdogan

Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që në orën 14:15 pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje mes delegacioneve të dy vendeve.

10 Tetor 2024, 07:34 Nga r.ll
Presidenti turk vizitë sot në Tiranë! Nga takimi me Ramën te
rexhep tajip erdogan dhe edi rama

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vjen ditën e sotmepër vizitë njëditore në Tiranë. Në orën 11:30, presidenti turk do pritet në Presidencë me ceremoni, ndërkohë do zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me Begajn.

Më pas në 12:15 pritet takimi me kreun e qeverisë në ambientet e Kryeministrisë. Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve në orën 13:15.

Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që në orën 14:15 pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje mes delegacioneve të dy vendeve. Ndërkohë, rreth orës 15:00, në Pallatin e Brigadave pritet të shtrohet një drekë në nder të presidentit Edogan.

Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.

Axhenda e Plotë:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes

11:40 – 12:40
Takim koke me koke

12:40 – 13:40
Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

14:00 – 14:30
Konferenca per shtyp

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamise

rexhep tajip erdogan tirane xhamia e namazgjase

Sondazh

Poll