Aktualitet

Gjykata e Posaçme heq sekustron ndaj pronave të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistrit

Çështja ishte dorëzuar nga avokati Dhimitër Muslia që përfaqësonte shoqërinë "Arlis Shpk". Sekuestro është heque për dy apartamente dhe tre dyqane.

9 Tetor 2024, 13:33 Nga N.F
Gjykata e Posaçme heq sekustron ndaj pronave të ish-shefit të
Oltion Bistri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të hequr sekustron ndaj pronave të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistrit. Çështja ishte dorëzuar nga avokati Dhimitër Muslia që përfaqësonte shoqërinë "Arlis Shpk". Sekuestro është heque për dy apartamente dhe tre dyqane.

Bistri u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'.  Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni.

Disa javë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestrimin e 36 pasurive. SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i Bistrit.

oltion bistri pasuri gjykata e posacme

Sondazh

Poll