Aktualitet

Mesazhe shantazhuese ndaj Bardhit në Signal, SPAK: Janë të manipuluara, bisedat të pavërteta

Ndërkohë që SPAK thekson se janë nisur verifikimet për këto mesazhe në mënyrë që të gjendet dërguesi si dhe arsyeja e dërgimit të tyre. 

9 Tetor 2024, 13:13 Nga I.A
Mesazhe shantazhuese ndaj Bardhit në Signal, SPAK: Janë të
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se mesazhet kërcënuese në apklikacionin Signal, të nisura drejt figurave politike në vend janë të manipuluara. Sipas SPAK, disa politikanëve u janë nisur mesazhe shantazhuese, të cilat pretendojnë se janë transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC. Ndërkohë që SPAK thekson se janë nisur verifikimet për këto mesazhe në mënyrë që të gjendet dërguesi si dhe arsyeja e dërgimit të tyre. 

Njoftimi i SPAK:

Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal. 

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi  Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”. Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’. Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.

spak

Sondazh

Poll