Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçares në Itali/ "Babi vrau mamin", pas krimit shqiptari shkoi në banesën e kunatës, tezja telefonoi fëmijët dhe e mori vesh për ngjarjen

Ka qenë motra e viktimës që ka njoftuar policinë, pasi 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e saj pas krimit duke i kërkuar ta shoqëronte në spital. Por, ajo nuk e besoi dhe thirri dy fëmijët e mitur të çiftit, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët i thanë tezes së tyre se babai i tyre vrau mamanë.

9 Tetor 2024, 11:01 Nga N.F
Vrasja e 24-vjeçares në Itali/ "Babi vrau mamin", pas
Foto

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të regjistruar në një familje shqiptare në Itali ku humbi jetën një 24-vjeçare. 30-vjeçari shqiptar Luzmil Toçi, mbyti bashkëshorten e tij, Eleonor Toçi, në krevatin dopio në dy të fëmijëve të tyre të mitur pas një konfikti mes çiftit.

Autori raportohet se merrej me bujqësi, ndërsa 24-vjeçarja nuk punonte. Ka qenë motra e viktimës që ka njoftuar policinë, pasi 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e saj pas krimit duke i kërkuar ta shoqëronte në spital. Por, ajo nuk e besoi dhe thirri dy fëmijët e mitur të çiftit, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët i thanë tezes së tyre se babai i tyre vrau mamanë.

"Babi vrau mamin," i thanë fëmijët tezes. Kur policia mbërriti në vendngjarje, 30-vjeçari ishte duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është arrestuar.

“Ai ishte në një gjendje konfuze”, raportoi policia.

vrasja ne itali shqiptare

Sondazh

Poll