Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë firmos ndryshimin e ri, drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale emërohet Dhimitraq Ziu

Mësohet se Drejtori i Qarkut të Dibrës, Dhimitraq Ziu do të  emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

9 Tetor 2024, 11:22 Nga N.F
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë firmos ndryshimin e ri,
Ilir Proda

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur ditën e sotme ndryshimin e ri në radhët e uniformave blu. Mësohet se Drejtori i Qarkut të Dibrës, Dhimitraq Ziu do të  emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu. Gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri. Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.

ilir proda policia dhimitraq ziu

Sondazh

Poll