Aktualitet

I dënuar përjetë për "Masakrën e Lushnjes"/ Në Apelin e GJKKO mbahet seanca për Laert Haxhiun, i pranishëm në sallë edhe kreu i SPAK

Në seancë ndodhet edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi.

9 Tetor 2024, 12:41 Nga r.ll
I dënuar përjetë për "Masakrën e Lushnjes"/
laert haxhiu

TIRANË- Në Apelin e Posaçën po mbahet seanca e radhës për të dënuarin me burgim të përjetshëm për "Masakrën e Lushnjës", Laert Haxhiun. 

33-vjeçari ka apeluar vendimin për burgim të përjetshëm, të dhënë në mungesë të tij. E pranishme në sallën e gjyqit  është prokurorja Doloreza Musabelli, kreu i SPAK Altin Dumani, ndërsa gjyqi po ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Në seancë ndodhet edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi.

"Kërkoj largimin nga trupa e gjykimit të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ka shqyrtuar një kërkesë në themel.", ka thënë avokati i Haxhiut. 

"Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkojmë edhe njëherë te tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte kërkojmë shtyrjen e seancës që të njoftohen dhe ato.", është shprehur prokurorja. 

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

laert haxhiu masakra e lushnjes

Sondazh

Poll