Aktualitet

"Donte të më digjte me çakmak", flet bashkëjetuesja e Admir Beqirit: Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua, nuk e pashë ngjarjen si ka ndodhur

Gruaja tha se kishte kërkuar ndihmë tek fqinji, duke shkuar në banesën e tij. 

9 Tetor 2024, 12:57 Nga r.ll
"Donte të më digjte me çakmak", flet
admir beqiri

TIRANË- Bashkëjetuesja e Admir Beqirit, autorit të vrasjes së 65-vjeçarit, Gëzim Bizoni në Sarandë, ka treguar momente nga ngjarja e rëndë. 

Ajo ka rrëfyer në emisionin "Me Zemër të Hapur" se bashkëjetuesi i saj kishte tentuar ta vriste duke e djegur me çakmak. Pas kësaj, ajo kishte kërkuar ndihmë tek fqinji, duke shkuar në banesën e tij.  Ajo tha se Gëzimi i kërkoi të ikte që të shpëtonte dhe nuk e ka parë momentin kur Admiri e vrau.

"Admiri nisi të hajë e të pijë. Mbaroi tre shishe raki. Erdhi ora 6 e darkës, duke pirë gjithë ditën. Erdhi Gëzimi nga puna. Tha çfarë bëni kështu. Një komshi i tha Admirit se Gëzimi ka 20 ditë që ka futur vajzën në tokë. Autori nisi të thotë fjalë të pista, më hani këtë e atë. Unë kisha 3 vjet e ca muaj me Admirin. Admiri, sa ngela pa punë, më thoshte lypëse e mashtruese, do ngelësh rrugëve e kështu. Gëzimi jetonte vetëm, se ishte i ndarë.

Gëzimi mori gjysmë ore policinë në telefon. Admiri më tërhoqi për flokësh, donte të më vriste. Vëllai im erdhi shpejt me makinë të më merrte. I tha Gëzimi që po je burrë, hajde dalim ballë për ballë jashtë. Gëzimin donte ta vriste sepse më mbronte mua, por edhe se nuk e lejonte që të ngrihej zëri i muzikës.

Pastaj ika para ngjarjes e nuk kam parë më se çfarë ka ndodhur. Admiri ishte dhunues me mua kohët e fundit, më la 3 muaj pa ecur fare. Nuk e kam denoncuar se nuk doja ta bëja të madhe e thashë se mos ndryshon e nga frika. Admiri bënte festë me muzikë i zhveshur nudo, edhe pse Gëzim Bizonit kishte 20 ditë që i kishte vdekur vajza." ka rrëfyer ajo.

admir beqiri gezim bizoni vrasje ne sarande

Sondazh

Poll