Aktualitet

Mashtroi fermerët dhe u mori mijëra euro me shoqatën "fantazëm", arrestohet humanitarja e Pejës

E arrestuara është Ardiana Begolli ka marrë mijëra euro fermerëve me premtimin për mjete bujqësore që nuk arritën kurrë nga Danimarka. Ajo krijoi një shoqatë fantazmë për të realizuar këtë skemë mashtruese.

9 Tetor 2024, 11:15 Nga N.F
Mashtroi fermerët dhe u mori mijëra euro me shoqatën
Ardiana Begolli

PEJË- "Humanitarja" e Pejës që mashtroi fermerët dhe u mori mijëra euro me shoqatën "fantazëm" është vënë në pranga pas denoncimit të "Piranjave". Mësohet se arrestimi i saj ka ardhur me urdhër të Prokurorisë.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”,  ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

E arrestuara është Ardiana Begolli ka marrë mijëra euro fermerëve me premtimin për mjete bujqësore që nuk arritën kurrë nga Danimarka. Ajo krijoi një shoqatë fantazmë për të realizuar këtë skemë mashtruese.

E fshehur pas petkut të humanitares, Begolli krijoi një skemë mashtrimi duke u premtuar fermërëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit. Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.

Të gjendur përballë një oferte të “parrezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën. Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.

Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të "zhytur" edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë "nuhatën" se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, deri sa u përball me denoncimin.

 

ardiana begolli arrestim peje

Sondazh

Poll