Aktualitet

Dyshohet se u helmuan nga uji, si paraqitet situata në spitalin e Peshkopisë? Priten rezultatet e analizave nga laboratori i Tiranës

Zona nga ato vijnë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë tek kontaminimi i ujit të pijshëm.

9 Tetor 2024, 10:43 Nga r.ll
Dyshohet se u helmuan nga uji, si paraqitet situata në spitalin e
spitali

DIBËR- Ditën e djeshme në spitalin e Peshkopisë janë paraqitur disa persona me simptoma helmimi dyshohet nga uji i pijshëm. Po ashtu edhe në pediatri kishte 10 raste me të njëjtat simptoma, dhimbje barku dhe të vjella. Zona nga ato vijnë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë tek kontaminimi i ujit të pijshëm.

Ndërkohë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka marrë mostrat e ujit dhe nga analizat e para, ato mikrobike, kanë dalë pa ngarkesa. Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë. Që nga dita e djeshme institucionet kanë njoftuar banorët e Njësive Administrative Kastriot, Fushë Çidhën, Arras, dhe një pjesë e fshatrave të Njësisë Tomin që të mos e konsumojnë ujin, ose ta ziejnë atë para përdorimit.

helmimi ne diber

Sondazh

Poll