Politike

Video/ Balluku bën sherr me Janek Kopac për energjinë: S’do na mësoni ju se kë kontratë të nënshkruajmë dhe kë drejt

18 Dhjetor 2019, 19:51 Nga DOSJA
Video/ Balluku bën sherr me Janek Kopac për energjinë: S’do

TIRANË- Si asnjëherë më parë prezantimi i raportit vjetor nga sekretariati i energjisë në komisionin e veprimtarive u shndërrua në një beteje frontale mes ministres së energjisë Belinda Balluku dhe shefit të këtij institucioni Janek Kopac.

Belinda Balluku: Kenki dëgjuar ndonjëherë për Kanunin, ne mikun dhe lajmësin nuk e vrasim asnjëherë. Ju zoti Kopac nuk mund te thoni qe Shqipëria ka bërë regres kur ne bëmë një gjë që kishte tre vjet që rrinte pezull.

Janek Kopac: Çdo gjë e shkruar këtu është rezultat i një punë vlerësuese shumë strikte që është bërë nga sekretariati dhe janë rreth 45 ekspertë që kanë punuar për këtë raport, ku gjithsecili ka punën e tij specifike. këta ekspertë kanë kontaktuar me antarë të grupeve të përhershëm kanë kontaktuar me ministritë përkatëse disa herë për të gjithë informacionin që është përdorur.

Sekretariati e klasifikoi Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon që këtë vit ka shënuar regres me reformën e energjisë. Një nga kritikat në raport ishte zvarritja prej një viti e parkut diellor të akërnisë.

Belinda Balluku: Unë vij nga fusha e Pr, por ju nuk mund të na thoni ne se kë kontratë të nënshkruajmë dhe kë jo dhe kë drejtorë të shkarkojmë dhe kë jo……,

Janek Kopac: Në shkencën e PR-it thonë që nëse e përsërit një gënjeshtër disa herë ajo bëhet e vërtetë. Ajo që ne kemi shkruar për këtë kontratë është se na duket shqetësuese që një vit pas tenderit nuk është bërë asgjë. Të mbash një vit pezull një tender nuk është mirë. ose shfuqizojë ose finalizoje. pra duhet të bëni diçka, por jo prit prit prit. Investitorët kanë nevojë për stabilitet.

Balluku e akuzoi sekretariatin për qëndrim të njëanshëm në raport, e madje edhe për mungesë transparence

Belinda Balluku: Pse nuk na e dërguat draftin paraprak?

Por Kopac tha se drafti i raportit është dërguar dhe ministria ka heshtur,

Sigurisht unë do të isha shumë i lumtur që ta ndanim këtë raport paraprakisht me palën shqiptare por do të isha shumë i lumtur që të merrja ndonjëherë përgjigje nga ju sepse përfaqësuesi i ministrisë tuaj në takimin e përhershëm të nivelit të lartë është gjithmonë i heshtur.

Kjo është hera e parë kur qeveria konteston raportin e sekretariatit të komunitetit haptazi në publik.

Marrë nga Top Channel 

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku janek kopac raporti negativ per energjine belinda balluku janek kopac raporti negativ per energjine

Sondazh

Poll