Politike

Dënimi i Salianjit/ Berisha sulmon gjyqtarin Artan Gjermeni: Nuk njeh as ligj as moral, përveç padronëve të tij

18 Dhjetor 2019, 19:27 Nga DOSJA
Dënimi i Salianjit/ Berisha sulmon gjyqtarin Artan Gjermeni: Nuk njeh as

TIRANË- Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji. Në një postim në Facebook, Berisha a sulmuar gjyqtarin që dha vendimin për Salianjin, Artan Gjermeni duke e etiketuar si anëtar të bandës së Aldo Bares. Sipas Berishës ky vendim dhënë për Salianjin dëshmon shkatërrimin dhe nënshtrimin përfundimtar të drejtësisë prej tij dhe instalimin përfundimtar të narkoshtetit në Shqipëri.

Postim i plotë i Sali Berishës:

Nje vendim politik mafioz i Edvin Kristaq Mafise!

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Mafia nepemermjet sherbetorit te tij, anetarit-gjykates te bandes se Aldo Bares, kriminelit faqezi qe nuk njeh ligj as moral pervec padroneve te tij, denoi me 1 vit burg ishdeputetin Ervin Saljani per fajin e vetem sepse ai provoi para botes lidhjet direkte te Edvinit, Faqezi Xhafes me supertrafikantin nderkombetar Agron/Geron Xhafa.

Denimi i Ervin Saljanit nga Edvin Mafia nepermjet gjykatesit famezi, mafioz, Gjermeni ne nje akt te pashembullt ne Europen e pas renies se perdes se hekurt, ne nje proces mafioz, stalinist deshmon shkaterrimin dhe nenshtrimin perfundimtar te drejtesise prej tij dhe instalimin perfundimtar te narkoshtetit ne Shqiperi.

Ky denim eshte nje kushtrim per çdo qytetar te ketij vendi te ngrihet per te shporrur sa me pare kalbesiren Edvin Mafia dhe narkoqeverine e tij nga pushteti.

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

Vetë Salianji u shpreh se çështjen në fjalë do ta ankimojë deri në Strasburg për të fituar të drejtën. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e cilësoi të padrejtë këtë vendim teksa shtoi se gjyqtari Artan Gjermeni është anêtar i bandês së Lushnjës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan gjermeni denohet me burg ervin salianji ervin salianji sali berisha artan gjermeni denohet me burg ervin salianji ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll