Politike

Miratimi i paketës ‘Anti-shpifje’, Meta tregon hapin e radhës: S’do ndikohem nga askush

18 Dhjetor 2019, 19:27 Nga DOSJA
Miratimi i paketës ‘Anti-shpifje’, Meta tregon hapin e

TIRANË– Presidenca ka reaguar pas miratimit të paketës ‘Anti-shpifje’.  Përmes zëdhënësit Tedi Blushit, Presidenca sqaron se Ilir Meta do të shprehet në momentin e duhur dhe pa u ankuar nga askush.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar,”- thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklarata vjen pas seancës maratonë në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta miratohet paketa anti-shpifje paketa antishpifje tedi blushi ilir meta miratohet paketa anti-shpifje paketa antishpifje tedi blushi

Sondazh

Poll