Aktualitet

Po rregullonte depozitën, 65-vjeçari bie nga tarraca e pallatit në Vlorë

18 Dhjetor 2019, 17:11 Nga DOSJA
Po rregullonte depozitën, 65-vjeçari bie nga tarraca e pallatit

VLORË– Një 65-vjeçar me inicialet P.S. ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte, në Vlorë.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personi në fjalë ka rrëshqitur nga tarraca e pallatit ku banonte, në lagjen “Pavarësia”, pasi po rregullonte depozitën.

65-vjeçari është rrëzuar nga kati i pestë dhe ka rënë në sheshpushimin e palltit duke marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë Vlorë

Rreth orës 17:27, në lagjen “Pavarësia” 65 vjeçari P. S., ka qenë në soletën e katit të 5-të duke rregulluar bolierin dhe dyshohet se ka rënë në shesh pushimin e këtij kati.

Si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie nga pallati 55-vjecari vlore bie nga pallati 55-vjecari vlore

Sondazh

Poll