Art&Argëtim

Loredana dhe Bronz MC në një lidhje? Çfarë po ndodh midis reperëve

18 Dhjetor 2019, 14:38 Nga DOSJA
Loredana dhe Bronz MC në një lidhje? Çfarë po ndodh midis

Gjermani- Reperja e njohur Loredana është mjaft e komentuar në medien rozë, për faktin e lidhjes së saj me reperin Mozzik.

Por, lidhja midis dy reperëve nuk zgjati shumë dhe ndarja bëri bujë në mediat rozë.

Pas ndarjes nga Mozzik me të cilin Loredana solli në jetë vajzën e saj Hana, duket se reperja është në hapat e parë të një lidhje të re.

Aludimet për një lidhje mes reperes dhe këngëtarit të njohur Bonez MC ,kanë ardhur pasi Loredana është parë shpesh nën shoqërinë e Bonez MC.

Disa postime të Loredanës janë të njëjta me atë të reperit, çfarë na bënë të kuptojmë se ata janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Loredana dhe Bonez janë parë në një makinë luksoze, por reperja ka thënë se nuk ka asgjë mes tyre ajo thjesht po e shoqëronte atë në një koncert. Pavarësisht nëse ka diçka që po ndodh mes tyre apo jo, fansat dyshojnë se së shpejti mund të ketë një bashkëpunim midis Loredanës dhe Bonez.

Reperja ka njoftuar në mediat se të premten do të publikohet kënga “Mit Dir”.Ndërsa edhe Bronz ka postuar një foto me Loredanën të cilën e ka  shoqëruar me një zemër të kuqe.

Por, për këto aludime kanë shkruar edhe mediat gjermane, të cilat po e konsiderojnë këtë si një flirt Instagram-i.

Nëse ka diçka mes artistëve apo janë thjesht thashetheme, kjo mbetet për t’u parë.

M.P/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bronz mc loredana bronz mc loredana

Sondazh

Poll