Art&Argëtim

‘E kam falur se jam feministe’/ Kejvina Kthella nuk ia përton Einxhel Shkirës:Ti xhelozon për çdo gjë! Mos më detyro t

18 Dhjetor 2019, 13:29 Nga DOSJA
‘E kam falur se jam feministe’/ Kejvina Kthella nuk ia përton

TIRANË– Vijon konflikti mes modeleve Einxhel Shkira dhe Kejvina Kthellës. Kjo e fundit është revoltuar me një deklaratë të moderatores Shkira, e cila tha se ishte feministe dhe se e kishte falur Kejvinën bashkë me Oriolën.

Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë këtë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, jam përpjekur të eci krah për krah, nuk kam xhelozi për asnjë femër sepse në momentin që do kem xhelozi i bie të kem mangësi tek vetja. Nuk kam asnjë kompleksitet ndaj femrave të tjera, nuk dua t’i prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as të fus intriga. Çfarëdo që ka ndodhur, unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit,”-tha ndër të tjera Shkira. 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kejvinës, e cila shkruan se ajo i kishte prishur punë në projektin e saj. Më tej ajo i kërkon Einxhelit që të mos shtiret por të tregojë se kush është në të vërtetë.  

“Moj Einxhel ça na qenke ti moj feministe? Beson me të vërtetë në ato budallallëçe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe ku tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveç se të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur! Si tek projekti im përshembull që ke futur hundër për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije. Ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoji publikut se kush je në të vërtetë,“-shkruan Kejvina.

Por çfarë ndodhi mes dy vajzave?

Disa muaj më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira kejvina kthella sherri mes tre vajzave einxhel shkira kejvina kthella sherri mes tre vajzave

Sondazh

Poll