Art&Argëtim

Rikthehet në skenë Lindita Theodori, artisten e mirënjohur do ta shohim në Festivalin e RTSH-së pas shumë vitesh

18 Dhjetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
Rikthehet në skenë Lindita Theodori, artisten e mirënjohur do ta

TIRANË- Artistja ikonë rikthehet për herë të parë pas dekadash në Festivalin e Këngës!Festivali i 58-të i Këngës në RTSH, pritet të mbahet në datat  19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky festival ndryshe nga çdo vit tjetër do të organizohet nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu e cila edhe do ta moderojë atë.

Këtë vit në skenën e Festivalit të RTSH-së do të marrë pjesë pjesë pas shumë vitesh edhe artistja e mirënjohur, Lindita Theodori.

Ajo jeton prej vitesh tashmë në  në Londër, por këtë vit ndryshe nga çdo vit tjetër ajo ikona e njohur e muzikës shqiptare  do të jetë krah Alketa Vejsiut në një nga netët live të Festivalit të fundvitit.

Por këtë vit për shkak se do të jetë Grabocka dhe Vejsiu në krye të gjithë këtij Festivali, ka pasur shumë polemika dhe ngjalli debat organizimi nga dyshja e famshme duke mos u   pëlqyer nga shumë artistë të tjerë.

Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz festivali i rtsh-së lindita theodori rtsh festivali i rtsh-së lindita theodori rtsh

Sondazh

Poll