Art&Argëtim

Mbretëresha e Popit në një lidhje me balerinin 36 vite më të ri, Madonna në momentet romantike me Williams (Foto)

18 Dhjetor 2019, 09:04 Nga DOSJA

TIRANË- Madonna është një ndër artistet më të fashme në botë, që ka bërë histori në botën e muzikës.

Edhe pse tashmë  jo në një moshë të re, siç shohim këngëtaret e tjera në romanca me meshkuj tërheqës, Madona nuk ka marrë parasysh aspak vitet e saj, por duket se po shijon si kurrë më parë lidhjen e dashurisë me një djalë 36 vjet më të ri se ajo.

Këgëtarja e famshme 61-vjeçare dhe Ahlamalik Williams janë fotografuar fundjavën e kaluar në ballkonin e një hoe, dhe duket se paparac e ka bërë punën e tij më së miri duke kapur momentin pikant të çiftit të dashuruar  duke u përqafuar në ballkonin e një dhome hoteli.

Imazhet tregojnë sesi Williams përqafon të dashurën e tij dhe e mban atë pranë vetes, ndërsa mbretëresha e Popit shijon momentet e bukura me të.

Thashethemet për lidhjen e Madonës dhe Williams qarkulluan në media në mesin e verës së këtij viti kur këngëtarja postoi një video në Instagram kushtuar kërcimtarit. Shumë njerëz nuk e morën seriozisht këtë reagim të saj, por tani Madonna ka provuar se me të nuk ka vetëm miqësi.

Burimi: thesaxon

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ahlamalik williams madonna mbretëresha e popit ahlamalik williams madonna mbretëresha e popit

Sondazh

Poll