Art&Argëtim

“U aludua se do të fitonte Këngën Magjike prej Florit”, Eneda Tarifa tregon të vërtetën: Nuk më interesonte çmimi i

18 Dhjetor 2019, 10:51 Nga DOSJA
“U aludua se do të fitonte Këngën Magjike prej

TIRANË- Endeda Tarifa një nga këngëtaret më të suksesshme në tregun e muzikës shqiptare me zërin e saj  unik ka bërë për vete publikun.

Këngëtarja mori pjesë në “Kënga Magjike 2019” u shpall dhe fituese e këti edicioni me këngën “Ma zgjat dorën”.

Një këngë që u përshtat me ngjarjen e 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona, kjo këngë mori një kontekst komplet tjetër. Nga një këngë dashurie që ishte nisur, mori një kuptim tjetër duke u  kthyer në një homazh për jetët e humbura në 26 nëntor.

Por kur kur këngëtarja zbuloi bashkëpunimin me Flori Mumajesin, të gjithë patën  një lloj bindje se duke qenë Flori në krye të kësaj kënge, Eneda do ta fitonte çmimin e parë.

Por këngëtarja e ftuar në emisionin “Tempora”, është shprehur se ndyshe nga çfarë mendonin të tjerët ajo nuk u mori pjesë me qëllimin për të fituar, madje e ëma e saj i kishte thënë se Flori fitoi vjet dhe është e vështirë që e bija të fitonte  çmimin e parë.

Përkundrazi, e para që kontestoi këtë pjesëmarrje timen ishte ime më. I thashë mami do marr pjesë në “Këngën Magjike” me Florin, e më tha po Flori fitoi vjet dhe s’ke për të marrë çmim me këtë këngë. Harroje çmimin e parë. I thashë nuk më intereson fare, unë do kem një këngë të mrekullueshme nga Flori dhe nuk jam futur fare më këtë mendim”, u shpreh Eneda.

 

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eneda tarifa flori mumajesi kenga magjike 2019 eneda tarifa flori mumajesi kenga magjike 2019

Sondazh

Poll