Art&Argëtim

Në urimin për ditëlindjen e parë të Hanës, Loredana bën rrëfimin prekës: Nëna me kancer, babai vdiq kur më akuzuan (F

18 Dhjetor 2019, 11:14 Nga DOSJA

ZVICËR- Loredana Zefi një nga reperet e famshme që njihet për këngët dhe për stilin e saj.

Këngëtarja pati një lidhje dashurie me këngëtarin shqiptar Mozzik, ku prej kësaj marrëdhënje ata sollën në jetë dhe vogëlushen Hana, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Ndarja e çiftit u komentua shumë në mediat rozë. Ditën e sotme vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik, feston ditëlindjen e saj të parë, dhe për fatin e keq prindërit e saj nuk janë bashkë.

Ajo ka treguar se ky vit për të ka qenë shumë i vështirë, pasi është përballur me humbjen e të atit, sëmundjen e mamasë, dyshimet ndaj saj për mashtrim dhe ndarjen nga Mozik, por pas gjithë këtyre ajo thotë se mund të j’a dilte pasi kishte atë, Hanën.

“E pabesueshme, nuk ishte një vit i lehtë! Si ishte jeta ime si këtë vit? Nëna ime ishte me kancer por për fat të mirë e mposhti atë. Babi ndërroi jetë kur unë isha në media sepse dyshohesha se kisha mashtruar. Babai me të vërtetë u prek, e pas kësaj erdhi ndarja nga Mozzik. A duhet të vazhdoj të tregoj? Një vit i trishtuar, por në të njëjtën kohë viti më i bukur që mund të kisha ndonjëherë sepse ti Hana ekziston. Shpesh mendoj nëse po bëj gjithçka siç duhet, apo nëse ia vlen të fitoj kaq shumë para? Ndoshta nuk më duhen miliona, por janë të nevojshme për të përballuar jetën çdo ditë. Ndoshta edhe ju mund t’ju ndodhë që të martoheni, të bëheni me fëmijë dhe më pas të mbeteni vetëm me të.
Por çfarë do të ndodhte nëse ju do të vareshit nga paratë e bashkëshortit? Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të martohesha, do të ndahesha dhe do të përfundoja si një nënë beqare, por a doni të jem e sinqertë? Unë mund ta menaxhoj atë lehtësisht, unë punoj dhe përdor çdo sekondë që kam me Hanën. Prandaj, gëzuar ditëlindjen Hana,
nuk kam nevojë për asgjë kur të kam ty”,- shkruan rperja.

Ndërsa për të dielën në datën 22, ajo ka arganizuar një festë madhështore për një vjetorin e së bijës.

 

M.P/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ditelindja e pare e hanes loredana zefi mozik ditelindja e pare e hanes loredana zefi mozik

Sondazh

Poll