Art&Argëtim

15-vjetori i “Çmimeve KULT”! Ja lista e plotë me emrat e fituesve të këtij viti

18 Dhjetor 2019, 11:01 Nga DOSJA
15-vjetori i “Çmimeve KULT”! Ja lista e plotë me emrat e

TIRANË- Mbrëmjen e së martës është mbajtur edhe ceremonia  më e rëndësishme, ajo e ndarjes së çmimeve “Kult”.

Në mbrëmjen gala të këtij viti ashtu sikurse edhe ishte premtuar, pati shumë surpriza nga emra të njohur të Artit Shqiptar.

Në këtë eveniment morën pjesë emra të famshëm të ekranit shqiptar si gazetarë, balerinë e shumë artistë.

Kjo ceremoni u moderua nga Enkel Demi dhe Edi Oga, ndërsa mbrëmja e “Çmimeve Kult” dha për të nominuarit në disa kategori edhe disa çmime.

Në garën e këtij viti ishin plotë 78 artistë të nominuar, për 13 çmime të mëdha si dhe dy çmime speciale.

Emrat e fituesve: 

KËNGA E VITIT:
Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
INSTRUMENTISTI I VITIT:
Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
BALERINI I VITIT:
Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:
Olta Daku me “Shirli Valentina”
AKTORI I VITIT:
Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
AKTORJA E VITIT:
Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
DOKUMENTARI I VITIT:
Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
REGJIA E VITIT:
Ema Andrea me “Natën, Má!”
ARTISTI PAMOR I VITIT:
Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
Pranvera Bogdani me “Balshajt”
LIBRI ARTISTIK I VITIT:
Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
PËRKTHIMI I VITIT:
Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
2 Çmimet Speciale

Prof. Lucia Nadin
Prof. Francesco Altimari

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture çmimet kult enkel demi lista e me emrat e fituesve mbremja gala çmimet kult enkel demi lista e me emrat e fituesve mbremja gala

Sondazh

Poll