Politike

REPLIKAT/ Hajdari: Shqipëri po rrëshqet në Putinizëm, tërhiquni nga paketa. Rama: S’ja ke haberin, thua përralla, mos u

18 Dhjetor 2019, 11:55 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Hajdari: Shqipëri po rrëshqet në Putinizëm,

TIRANE- Replika të nxehta mes deputetes së Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila ka dalë kundër paketës Anti-Shpifje që miratohet sot në Kuvend. Hajdari, mori fjalën menjëherë pas mbrojtjes së parë që Rama i bëri paketës dhe tha se qeveria duhet të tërhiqet, pasi me këtë paketë po rrëshqet drejt Putinizmit.  Ajo rrëfeu edhe bisedën që kishte pasur me Presidentin Ilir Meta pak javë më parë.

Jeni i lodhur se keni 6 vite në qeveri, që flisni pa fund, pa limit, dilni në cdo televizion shpikni cdo lloj platforme për të bërë propagandë me arrogancë që nuk është parë në vite. AMA, AKEP dhe KAA brenda AMA-s janë borde të kontrolluara nga politika. Edhe në kushtet që thoni ju dhe unë. Edhe krimineli ka të drejtat e tij, prandaj unë do të mbroj kushtetutën dhe këtë po kërkoj. E di se cfarë është bërë në këtë parlament dhe sa herë kam goditur. Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit dhe më tha ‘Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ju’

Pse i thashë? ‘Sepse më ke goditur’.  I thashë edhe mua me ju më ka mbetur hatri dhe kjo është reciproke, sepse ke bërë një gabim fatal. Ju duhet të ishit i pari që duhet të më kishit thirurr kur nuk dogja mandatin. Pse pritët 8 muaj të më thonit bravo të qoftë. Pse lejuat si PD-ja dhe cdo person militant të më delegjitimonte mua si e bija e Azem Hajdarit.

Cdo individ ka të drejtë të shprehë fjalën e lirë. Koha do të jetë ajo që do i tregojë të gjitha. Paketa anti-shpifje e con vendin drejt një Putinizimi dhe Erdoganizimi, i kthen kurrizin BE-se. Nuk duhet të jetë politika që duhet të kontrollojë mediat. Keni akoma kohë të tërhiqeni dhe ta rishikoni, ka nevojë për amendime. Vërtetë ka ankesa dhe mundësi për të parë si mund të shikojmë mediat online si financohen. Janë disa cështje të nxehta që ju i përmendët.  Mos qani hallet e mia, unë qaj hallet e shqiptarëve” tha ajo.

Kaq ka mjaftuar që kryeministri të ngrihet dhe t’i përgjigjet Hajdarit me një fjalim të gjatë. Rama, e nisi fjalën e tij duke përmendur një shprehje të avokatit Spartak Ngjela, e më pas i tha Hajdarit se i kujton Sali Berishën. Nuk harroi as t’a ofendonte kur i tha se nuk e ka lexuar ligjin, e nuk ia ka haberin, ndërkohë që i bëri një “intimidim” Hajdarit kur i tha se “Je deputete, si del e flet në hava. Ku e nxorre këtë që unë shpifkam gjithë ditën. Nëse unë të dukem shpifje, është perceptim. Ju thoni, ra tërmeti, po mos u merrni, po me se të merremi? Me ty? Po ja se u morëm me ty, po s’na del gjë.”, apo kur i bëri thirrje të mos dukej qesharake.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Zonja Hajdari, po të bëja replikën në një fjali do t’i referohesha avokat Ngjelës dhe do të thoja: Amanet Mushkat. Por unë do e shtoj edhe ca. Më nxorre mallin e liderit legjendar të Partisë tënde që thoshte je i lodhur, ka ikur koha juaj. Mua më dukeni e freskët ju zonja Hajdari, dhe koha juaj s’ka ardhur ende. Por nuk është mënyra që bëhet politikë e re, pa lexuar ligjin, se nuk ia ke haberin fare ligjit dhe më vjen keq që nuk e plotësoj dëshirën tuaj për t’u tërhequr urgjentisht.

Se kuptoj dot me çfarë logjike, që një person i ka kënduar dy libra dhe lëre pastaj një person që merr përsipër të përfaqësojë të tjerë, të vërë në diskutim të drejtën e një personi të akuzuar pafakte, për të kërkuar të vihet në vend dinjiteti i tij. Cila qenka kjo liri që u cënoka, nëse njër personi i jepet e drejta për t’u mbrojtur nga shpifja. Kurani i Shenjtë i quan shpifësit mishngrënësë njerëzish që kërkojnë të vdekur.

Kështu thotë Kurani, unë nuk e thashë. Të ngrihesh këtu, të më tregosh putinizmin dhe erdoganizmin, se këtu u bëka gjëmë e madhe, po të them që s’ja ke haberin, është limonadë. Ku po të them që në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh edhe s’di të japësh llogari për shpifjen. Kjo është e tepërtë. Ca të të them unë më shumë. Se dua unë këtë ligj për veten, fare.

 

Je në fakt një keqkuptim i madh. Flet për diçka që nuk e di, je viktima e asaj që ligjit nuk e di. Mos më trego mua Parlamentin Evropian, etj, se unë flas me përgjegjësi dhe nuk tregoj përralla si ti. Po të them që drafti është i dakordësuar me OSBE dhe 100% me standartet evropiane. Dhe e fundit, eja këtu, dhe na e thuaj si bëhet. Je deputete, si del e flet në hava. Ku e nxorre këtë që unë shpifkam gjithë ditën.

Nëse unë të dukem shpifje, është perceptim. Ju thoni, ra tërmeti, po mos u merrni, po me se të merremi? Me ty? Po ja se u morëm me ty, po s’na del gjë. Mos u bëj qesharake me këto politika e re, që ndahet në dy pjesë…

Më pas foltoren e ka zënë sërish deputetja Hajdari, e cila i ka kërkuar kryeministrit Rama që të ndalojë ligjin dhe t’i japë vetëm 1 javë kohë që të mbledhë ekspertët dhe të japë edhe opozita versionin e saj lidhur me draftin.

Po ça ke mo zoti Braho. Erdhi dhe kjo ditë që vajza e Azem Hajdarit të flasë në Kuvend. Zoti Rama ligji më i lartë që duhet repektuar është Kushtetuta jo Kurani a ça sillni ju këtu. Ju vazhdoni e vazhdoni e flisni. Më thoni pse flisni kaq shumë? Unë kam një propozim për ju. Ndaloni proceduarat. Më jepni një javë, më jepni disa ekspertë të merrëm dhe unë. Asnjë nga ato seanca dëgjimore nuk është marrë parasysh. Edhe sikur mos ta kisha lexuar fare ndërkombëtarët e kanë thënë që është me probleme. Kanë thënë hiqni kompetencat AMA-s dhe AKEP apo gjobat e sanksionura,. Disa këshill . na jepni një javë dhe shohim nëse jeni aq i hapur. Ju bllokoni çdo gjë që vjen nga opozita. Mendoni se keni forcën absolute. Mendoni se jeni i gjithëpushtetshëm dhe ky është problemi,”– e mbylli Hajdari.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor rudina hajdari seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor rudina hajdari seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll