Politike

Miratohet Anti-shpifja, Rama: Ndëshkimi është qesharak, në SHBA e BE mbyllen portalet direkt, por ne s’na lejoi BE

18 Dhjetor 2019, 07:33 Nga DOSJA
Miratohet Anti-shpifja, Rama: Ndëshkimi është qesharak, në

TIRANË- ‘Paketa do të miratohet sot, se na e kthen presidenti para Vitit të Ri’, ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama iu dha sot deputetëve në një fjalim të gjatë, për një nga paketat  më të nxehta që ka kaluar në Kuvend për diskutim në 6 vite qeverisje. Në një seancë maratonë, të nisur që prej orës 10:00, Kuvendi miratoi me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenime, paketën antishpifje. Ish-ministri Ditmir Bushati, ishte një prej të cilëve abstenuan. Po ashtu Kuvendi ka miratuar me 72 vota dhe 10 kundër shkarkimin e Arben Malajt si  anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu u miratua zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe buxheti për Vitin 2020. Kryeministri tha se të gjithë ata që kundërshtojnë ligjin nuk  e kanë lexuar atë, dhe duan të vijojnë të punojnë në informalitet. “Jemi përballë një turme që nuk lexon dhe as nuk denjon të lexojë. Që thotë, ne nuk e lexojmë ligjin se s’duam ligj.-tha Rama, teksa vijoi të shpjegojë se në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, apo dhe SHBA, sanksionet për shpifjen janë edhe më të rënda.

“Në SHBA, pa asnjë vendim gjykate, mbyllet çdo lloj ëebsite, që konsiderohet cënuese në shumë aspekte Por ne nuk na lejoi Bashkimi Evropian të bazoheshim në ato modele.”-tha Rama. 

Teksa i quajti disa prej gazetarëve shpifës që Kurani ka fjalë tejet të rënda për t’a, kryeministri i mëshoi faktit se të gjithë ata që protestojnë tek dera e Parlamentit, nuk rrezikojnë që t’ju mbyllet një portal. Përmendi rastin e Rea Xhillarit dhe shpifjes se ajo bashkëjeton me Gent Cakajn, të vdekurve në morgun e Tiranës, (mesazh i shpërndarë nga JOQ), apo edhe dëmtimit të spitalit të Durrësit, që sipas Ramës, “janë lajme që kanë marrë jetë njerëzish.”

Apelit të ndërkombëtarëve iu mjaftua duke iu thënë se “kanë rënë pre e organizatave false, si ajo e Mero Bazes”, duke mos-treguar tërheqje për kërkësat e KiE, PE, dhe eurodeputetëve që kanë dalë kundër paketës.

Megjithëse tha se “kjo paketë nuk do t’ju shërbejë politikanëve dhe nuk është krijuar për ta”, në 45 minuta fjalim, kryeministri foli për shumë raste kur mediat kanë akuzuar politikën, mos-koherencë kjo e shefit të qeverisë, që kaloi pa u vënë re.  Vendin e opozitës ia dedikoi Rudina Hajdarit, e cila me flamurin e mbrojtjes së mediave, kërkoi që qeveria të tërhiqet. “ Kjo paketë antishpifje është kritikuar nga ndërkombëtarët. Edhe sot kishte deklarata nga PE, nëse kjo paketë kalon atëherë Shqipëri po i kthen kurrizin anëtarsimit në BE.”-tha Hajdari, të cilës Rama i kishte dedikuar një replikë interesante. 

Kryeministri e quajti të palexuar, dhe në tentativë për t’u dukur “qesharake, na i kurse këto politikën e re”. Rama tha se “Mua më dukeni e freskët , dhe koha juaj s’ka ardhur ende. Por nuk është mënyra që bëhet politikë e re, pa lexuar ligjin, se nuk ia ke haberin fare ligjit. Ngrihesh e flet përralla”.

(A.B.K.M.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike buxheti 2020 paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor ps shkarkon arben malaj seanca plenare 18 dhjetor 2019 buxheti 2020 paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor ps shkarkon arben malaj seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll