Politike

Fjala e fundit e Ramës: Paketa do të kalojë sot, do apo nuk do Peçi Vasili. Me mua shihemi në gjykatë, kam lexuar Kuranin,

18 Dhjetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
Fjala e fundit e Ramës: Paketa do të kalojë sot, do apo nuk do

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij të gjatë në Kuvend, duke thënë se paketa do të miratohet sot, pasi presidenti Ilir Meta me siguri do e kthejë mbrapsht dekretin para Vitit të Ri. Rama tha se ka lexuar edhe librat e shenjtë, që pasi ka rënë tërmeti dhe ka vënë re, se ato që shkruhen në Kuran për shpifjen dhe shpifësit janë më të rënda, nga fjalët që ai përdor për gazetarët. Rama ofendoi edhe kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, të cilin e quajti “Peçi Vasili”, që sipas tij, përdor fjalë fyese më shumë se kushdo. Rama tha se ngatërresa ka nisur pas publikimit të draftit të aprë, që është drafti i bazuar në modelin gjerman, aty ku kërkonte qeveria të merrte frymëzim por ky draft, sqaroi ai, “u hodh poshtë nga ndërkombëtarët”.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Verifikimi dhe pronësia është për të gjithë që të dish me kë ke të bësh. Me prita, me ferra që s’di nga të shkosh, ndërkohë që ajo që thuhet për ty, multiplikohet gjithandej, dhe ti je para një plutoni pushkatimi. Si mund të bashkëjetohet me këtë? Në emër kujt lirie dhe kujt të drejte?  Njeriu duhet vendosur para një plutoni ekzekutimi për diçka që është komplet shpifje. Mbyllja nuk ekziston. Nëse thonë që ligji mbyll portalet, gënjen. Nëse ka qenë në variantin e parë atë gjerman, ka qenë e drejta për të mbyllur çdo portal që ka pedofili, apo një portal ka elementë që nxisin terrorizëm dhe cënojnë sigurinë kombëtare. Askush, as unë, askush nuk pretendon se një shkrim cënon sigurinë kombëtare. Cënon patjetër, qetësinë familjare. Dhe në fund, AMA nuk zëvendëson gjykatën. Është instanca ku konkludohet. Por gjykata dhe vetëm gjykata shqyrton problemin e shpifjes. Kush thotë, ia fut kot. Se s’kanë lexuar ligjin se ligji e thotë qartë. Dhe e fundit, s’ka ligj të përsosur, por ne nuk mund t’a shtyjmë në pafundësi. Ky ligj do të miratohet sot, si një e drejtë e gjithkujt që të mbrohet nga llumi i shpifjes. Dhe ne do të vijojmë për aspektet rregullatore.

 

Këtë se them unë, këtë e them të konfirmuar 100% me shkrim nga institucioni i përcaktuar që është OSBE. U morën rekomandimet e BE, u aplikuan 100%, jo 99, u la detyra që procesi të vijojë me OSBE. Meqë edhe OSBE pati një ndjesi të veçantë nga ofensiva e 47 organizatave, se çdo anonim këtu ka një organizatë. Duan heronjtë tek dera me Peçi Vasilin, ky ligj do të kalojë sot. Ky i jep mundësinë njeriut që kur del nga shtëpia të shkojë një adresë. Më falni, këtë baltën ma hodhën, por a ka mundësi të mos vazhdojnë të ma hedhin se kjo është shpifje. Unë personalisht nuk merrem me AMA-n, unë me këta do vazhdoj në gjykatë, më janë bërë nga 60, unë këtyre nuk iu ndahem. Nëse njëri do e provojë dhe unë do iki nga këtu, ose këta do të dënohen në gjykatë për përhapjen e shpifjeve. Meqë pas tërmetit kam hapur librat e shenjtë, koleksionet, s’po ju them çfarë thonë librat e shenjtë për shpifjen dhe shpifësit, por ato që thotë Kurani, janë shumë më të rënda nga ato që them unë në ditën që jam më i angazhuar e nxehur se kurrë. Ju siguroj për këtë. Shumë faleminderit, dhe që t’a vëmë në punë pas vitit të ri se presidentit do na e kthejë para Vitit të Ri.

Deklarata e kryeministrit u bë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa antishpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll