Politike

Heq dorë nga ‘kazani’, për Ramën mediat janë ‘xhungël’: Nëna ime shkon me ambulancë në spital sa herë u dëgjon

18 Dhjetor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Heq dorë nga ‘kazani’, për Ramën mediat janë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga emërtimi “kazan” për mediat duke e zëvëndësuar me fjalën: xhungël.  Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me ligjin që pritet të miratohet sot do të rregullohet tregu i mediave, duke pretenduar se përmirësime do të kenë edhe kushtet e punës dhe të gazetarëve, që sipas tij hidhen në rrugë brenda ditës.

‘Është xhungël skllevërish të pasiguruar, që merren në punë sot dhe hidhen nesër. Xhungël me domain që janë regjistruar jashtë. Xhungël që merr para lart e poshtë dhe nuk paguan asnjë. Prodhin disinformim dhe dëshpërim. Ky ligj nuk e cënon Rudina Hajdari dhe të drejtën e opinioneve por mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të tua sepse t’i mendon me kokën tëndë. Për atë ambulancën që duhet ta marrë nënën time ta çojë në spital e cila megjithëse ka 30 vjet që i dëgjon nuk i thotë dot ik se nuk të dëgjoj,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA:
Kam dhënë një intervistë të gjatë dhe përmenda disa njerëz. Ka zgjatur një muaj dalja e intervistës, sepse po verifikohej çdi gjë. Deri tek pyetja a kishte veshur fustan të kuq? E mora në telefon e i thashë si prokurori po merrni çdo person që kam përmendur, e më tha gazetarja që kur kemi departamentin e verifikimit nuk kemi humbur asnjë gjyq. Nuk po them ashtu po këta nuk marrin asnjë përgjegjësi dhe nuk e marrin mundimin ta heqin artikullin. Është xhungël skllevërish të pasiguruar, që merren në punë sot dhe hidhen nesër. Xhungël me domain që janë regjistruar jashtë. Xhungël që merr para lart e poshtë dhe nuk paguan asnjë. Prodhin disinformim dhe dëshpërim. Ky ligj nuk e cënon Rudina Hajdari dhe të drejtën e opinioneve por mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të tua sepse t’i mendon me kokën tëndë. Për atë ambulancën që duhet ta marrë nënën time ta çojë në spital e cila megjithëse ka 30 vjet që i dëgjon nuk i thotë dot ik se nuk të dëgjoj. Çdokush ka të drejtë të shkojë tek AMA që të ankohet për atë që dëgjon për veten e tij. Vetëm një të mirë ka kjo që bën edhe publicitet ERTV. Ky është qëllimi që ta quajnë television. Është çështje vizioni dhe inteligjence, jo çështje parash. Po ju them se nuk e kam problem fare që deri në fund të jesh i hapur për të dëgjuar diçka që e përmirëson këtë projekt. Drafti ynë është përmirësuar në çdo detaj deri në fund por thelbi është po ai. Që kur kemi pranuar se nuk bëjmë dot një ligj si vendet e tjera se i kanë shumë të ashpra. Ok do bëjmë një më të butë. Ju që mund t’ju kthejmë në target na dëgjoni se do iu bëjmë të dukeni sikur ju po shtypni fjalën. Në ligjin rregullohet veprimtaria. Nuk kemi shkuar tek rrjetet sociale. Ato vendet me ligjet e rënda kanë hyrë tek rrjetet sociale dhe ta heqin profilin në sekondë. Me algoritme bëjnë bombaridime dhe pastrojnë gjithë fushën. Ne nuk kemi shkuar deri atje. Nuk janë vetëm këta njerëz, këta tek dera e parlamentit dhe ne jemi forca kundër njerit. Ata nuk janë mish për t’u shkelur nga këta sa herë që klikojnë dhe u del përpara shkelmi i shpifjes. Unë të shantazhoj prandaj më paguaj dhe mu përgjigj. E thashë që nuk mundet dot që për një efekt imediat, personi të presë një vit. Ndërkohë që efekti bëhet i plotë nëse përmbajtja nuk prishet. Të shkojë dhe të thotë jo se përmbajtja nuk pushon. Identifikimi i pronësisë mundësohet për të gjithë, të dish me kë ke të bësh jo me prita dhe ferra që t’i nuk di me kë të ankohesh. Ajo që gjuhet ndaj teje dhe merret nga të gjithë trrrr. Ndërkohë që nuk ekziston mbyllja. Kush e thotë gënjen!

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa anti shpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa anti shpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...