25 Shtator 2024, 12:18
Nga N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe Shef i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu u shpreh se Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, kurrë nuk do të dorëzohen
Balliu u shpreh se Skapi i partisë mbron Erion Veliajn, Olta Xhaçkën, burrin e kësaj të fundit nga arrestimet. Ai theksoi se pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën.
"Sot më shumë se kurrë, ka nevojë që ne të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive, sepse sot nuk ka drejtësi, sepse sot gjyqtar, nuk ka prokuror që i del përballë pushtetit, sepse Skapi i partisë dhe partia janë një.
A e patë se si Skapi shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e Oltës. A e patë sesi Spaki nuk e heton Ballukun, nuk e heton për asnjë gjë, edhe pse ka 75% të buxhetit të shtetit, a e keni parë se si Skapin, ky vemja i bashkisë i quan kolegë, a e keni parë se si Skapi arreston çdo punonjës të bashkisë përvec kryetarit të tyre, Erion Veliaj.
Këta kanë hallin të shpëtojnë paratë. Shikoni pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën.
Çfarë është ky dënim, kjo burgosje dhe paratë nuk janë. Ato janë veç për sy e faqe, që të dalin disa pseudo analistë që paguhen nga pushteti dhe të thonë se, ja u bë drejtësia sepse janë arrestuar nga PS dhe prandaj po arrestohet lideri i opozitës. Po lideri i opozitës, a ka shqiptarë apo të huaj në Shqipëri, që njeh ABC e politikës, që nuk e di që Sali Berisha nuk ka qenë kurrë kryetar i bashkisë së Tiranës.
Skapi i partisë e akuzon se, e ke ndryshuar ti me firmë, sepse ke qenë kryetar bashkie, kryetar i KKRT. Ja ku janë këta efektive policie këtu, a e kuptoni se çfarë po mbroni, çfarë mashtrimesh, falsifikimesh, që e kanë mbushur Shqipërinë me plehra në institucionet tona, sa nuk kanë lënë hajdutë pa futur në shtet. PD dhe lideri i saj Sali Berisha nuk do të dorëzohen kurrë," tha Balliu.
balliu protesta para bashkise se tiranes
Politike
25 Shtator 2024, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Gabriel Eskobar dhe Juri Kim si diplomatë të korruptua...
Politike
25 Shtator 2024, 12:11
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në...
Politike
25 Shtator 2024, 11:56
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë sot në protest&eu...
Politike
25 Shtator 2024, 11:51
r.ll
ilda zhulali
TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e 27-të e thirrur nga Partia Demokratike, ku kërkoh&eum...
Politike
25 Shtator 2024, 09:59
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë n&...
Politike
25 Shtator 2024, 07:36
N.F
Edi Rama
TIRANË- “Shqipëria u shpall dikur vendi i parë ateist në botë. Tani, me nxitjen e kryeministrit Edi Rama, aty do t&...
Politike
25 Shtator 2024, 07:33
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim pas komenteve mbi krijimin e një shteti bektashi në Tiranë, id...
Politike
24 Shtator 2024, 22:47
M.B
Foto nga takimi
KURBIN- Drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte sot në Kurbin, ku zhvil...
Politike
24 Shtator 2024, 21:57
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka folur sot rreth idesë për krijimin të “shtetit Bektashi” teksa tha se më...
Politike
24 Shtator 2024, 21:21
M.B
Edi Rama dhe Sultan Ahmed Al Jaber
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York ministër i Industrisë dhe Teknologjisë s&...