Politike

17 Dhjetor 2019, 19:34 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Teksa ishin nisur së bashku Për të shkuar në shtëpinë e re të efektivit Rifat Aga, Rama u ndesh me një kanal rrugës dhe dha urdhër që të rregullohej të nesërmen.

Pjesë nga biseda

Rama: Ore këtë kanalin do ta rregulloni apo jo? Ça bëni kështu me? Po çështë ky kanal

Veliaj: Fillimisht bëmë shtëpinë njëherë që të fusnim kokën, pastaj kanalin

Rama: Jo pastaj, nesër

Veliaj: Po, po, por fillimisht shtëpinë njëherë…

Gjithsesi, kryeministri nuk e ka lënë këtu bisedën për kanalin. Pasi mbaruan vizitën në shtëpinë e efektivit Aga, Rama tha sërish se Veliaj duhet të rregullonte kanalin.

Pjesë nga biseda

Rama: Erion, kanalin, mos harro

Veliaj: Po, po. Kam dhe ca punë të tjera unë, por shyqyr që s’i pea to. S’i vure re ato.

Rama: këtë vura re unë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj ishte mbrëmjen e sotme në shtëpinë e efektivit Rifat Aga, i cili u fut në banesën e re, pasi të vjetrën ja shembi tërmeti i 21 shtatorit. Gjatë vizitave që ka bërë ditët e fudnit në familje të ndryshme, Rama s’i ka kursyer edhe kritikat ndaj kryebashkiakut. Dosja.al solli edhe rastet e përsëritura të përmbledhura në një lajm.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj rama kritika veliajt edi rama erion veliaj rama kritika veliajt

Sondazh

Poll