Politike

“Do të të çoj në kasolle”, Rama “vë në rresht” vajzat e efektivit Aga: Duhet ta meritoni shtëpinë! Gruaja: Ashtu

17 Dhjetor 2019, 19:08 Nga DOSJA
“Do të të çoj në kasolle”, Rama “vë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e efektivit Rifat Aga, të cilit iu prish banesa pas tërmetit të 21 shtatorit.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Rama dha çelësat për familjen Aga të cilët u futën në banesën e re, në Kodër Vishnje.

Gjatë bisedës me familjarët, Rama nuk i ka kursyer kritikat për vajzat e efektivit, të cilave u ka theksuar se duhet të merrnin vetëm nota dhjeta, në mënyrë që ta meritonin shtëpinë ku ishin. Kritikat për Veliaj ishin prezente edhe mbrëmjen e sotme, për rregullimin e një kanali.

Pjesë nga biseda

Rama: Në çfarë shkolle je ti?

Vajza: Jam në vit të dytë gjimnaz

Rama: SI je me mësimet?

Vajza: Mir, tek nënta

Rama: Si tek nënta,me teta dhe ndonjë nëntë tek tuk?

Vajza: Po

Rama: E pse kështu?

Vazja: Po se në fillore në fatk…kam probleme me anglishten

Rama: Lerë moj lëri moj këto justifikime…çjanë këto? E shikon babin tënd gjithë natën në punë? Edhe ti gjithë natën në libra! Ty të shkëlqejnë sytë 700 orë larg, paske problem anglishten ti…Facebook-un do ta mbyllësh

Vajza: S’kam fare Facebook, s’kam telefon fare

Rama: S’e besoj që s’ke facebook ti

Veliaj: N sy të babit s’do thuash ti po hë! Ke një vit kohë që të përmirësohesh që të dalësh ekselente nga gjimnazi.

Gruaja: Me dhjeta kam çunin.

Rama: Bravo i qoftë. Këta prindër sakrifikojnë gjithçka dhe ti rregulloji urgjent ato teta, ndryshe do të të çoj të kasollja. Shko njëherë provoje si bëhet…s’të kërkon njeri asgjë, vetëm të mësoh që nesër të kesh çfarë të duash

Vajza: në rregull

Rama: Si mund të marrësh teta, ti je alamet goce.

Vajza: Nuk kemi bërë anglisht në fillore as 9-vjeçare!

Rifat Aga është një efektiv polici që  prej 30 vitesh i ka shërbyer shtetit në forcat e Policisë së Rendit. Shtëpia e tij u dëmtua nga tërmëti i 21 shtatorit dhe e la në qiell të hapur bashkë me katër fëmijët.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama familja e rifat ages rama ne vishnje edi rama familja e rifat ages rama ne vishnje

Sondazh

Poll