Politike

Paketa Anti-shpifje/Balla: Dokumenti në një linjë me standardet ndërkombëtare, nesër mbështetet me votë në Kuvend

17 Dhjetor 2019, 19:07 Nga DOSJA
Paketa Anti-shpifje/Balla: Dokumenti në një linjë me standardet

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një statusi në “Twitter” shkruan se ligji antishpifje për mediat është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE-së. Balla shprehet se nesër ky projekt-ligj mbështetet me votë në Kuvend, ndërsa shton se më pas do të ketë zbatim e monitorim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 

E qartë si drita? Dokumenti integral http://parlament.al/Neës/Index/9800do… është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim

@OSCE_RFoM

@EU_Commission

Kjo deklaratë e Ballës vjen pas reflektimit të maxhorancës, e cila bëri disa ndryshime pas një sërë apelesh nga ndërkombëtarët dhe shoqatat e gazetarëve për “Paketën Anti-Shpifje”.

Drafti final që do të votohet nesër në Parlament, lejon të drejtën që të gjithë operatorët mediatikë online të ankimojnë gjobat që mund të vendosen nga Bordi i Ankesave, në gjykatë, në bazë të Kodit të Procedurës Civile, por nuk sqarohet nëse gjobat do të paguhen para apo pas vendimit që do të marrë gjykata. Gjithashtu, në këtë draft është hequr mundësia për të mbyllur portalet, por flitet vetëm për fshirje urgjente të lajmit në tri raste: Kur shpërndarja përmban pornografi me fëmijë; Vepra me qëllime terroriste; Shkelje të sigurisë kombëtare;. Socialistët janë të vendosur për dy gjëra në këtë draft përfundimtar, e para është përgënjeshtrimi i detyrueshëm për portalet dhe vendosja e një baneri njoftues “pop-up” për fake-news-in e shpërndarë.

Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dërgohet në kuvend paketa antishpifje paketa anti shpifje taulant balla dërgohet në kuvend paketa antishpifje paketa anti shpifje taulant balla

Sondazh

Poll