Politike

Kristi Pinderi hap ‘THESIN’: Jam dëshmitar kur njerëzia merrnin zarfa tek Sadri Abazi, isha në Mjaft kur Balluku i kërko

17 Dhjetor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Kristi Pinderi hap ‘THESIN’: Jam dëshmitar kur njerëzia

TIRANË- Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTQI, Kristi Pinderi hedh akuza të forta drejtuar disa eksponentëve të rëndësishëm në Partinë Socialistëve, që sipas tij ka qenë vetë dëshmitar. Në një reagim në rrjetet sociale, Pinderi thotë se ka qenë dëshmitar kur në vitin 2009, deputeti Sadri Abazi iu jepte zarfa me para, militantëve të PS, për fushatë, para që i ka patur vetë në dorë dhe i ka çuar në selinë e PS. Më tej, ai akuzon edhe ministren e sotme të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, edhe pse pa emër, duke iu referuar se i ka kërkuar 40 mijë dollarë, Endri Fugës për një emision tek “Top Albania Radio”. Më tej, ai hedh akuza edhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, që sipas tij, ka paguar mediat për t’a mbrojtur.

REAGIMI I PLOTË:

Ne momentin kur nje gazetar eshte deshmitar ne nje ngjarje, a eshte deshmia e tij nje fakt, apo duhet shoqeruar edhe me prova dytesore per tu pranuar si e vertete? Psh, une kam qene deshmitar gjate 2009 kur njerez te PS shkonin ne menyre periodike ne pallatin e Sadri Abazit per te marre zarfet e lekeve qe perdoreshin ne fushate, leke qe nuk qarkullonin me banke e as regjistroheshin sipas ligjit si kontribute ne parti, por thjesht qarkullonin dorazi (e une e di se kam qene vete qe kam marre zarfin nga pallati i Sadriut te Treni e i kam cuar ne zyren e PS). Ne rast te tille pra, me duhet edhe mandati i arketimit per te vertetuar kete paligjshmeri?

Une kam qene ne levizjen Mjaft, drejtor i komunikimit kur pasi fituam nje fond te NED per krijimin e nje radioje, brenda javes ministrja qe sot drejton ministrine e transporteve na kerkoi permes Fuges, 40 mije dollaret e projektit per te bere nje emision ne top albania radio. Kjo nuk ka asgje te paligjshme, por tregon menyren si Mjafti i lalit dhe i te tjereve atje kishin ndertuar marredheniet e tyre me median dhe me gazetaret, nje forme korruptive kjo per ti patur nen kontroll. A me duhet ndonje dokument per kete?

Me duhet mandat arketimi per te vertetuar rastet kur lali merrte ne tel Gimin e Ksamilit per ti marre 17 milione leke per te paguar kostot mujore te gazetes Mapo qe sherbente per opoziten e atehershme si nje mjet i fuqishem i formesimit te opinionit publik?

Te marr mandat arketimi per dicka qe e kam degjuar me veshet e mi ne makine? Mandat arketimi per te vertetuar si njerez te medias paguheshin nje milion lek per nje faqe shkrim, jo se shkruanin gjera te papara (shoesh perkthenin nga The Economist dhe u vinin emrin e tyre), por sepse me ato lek blihej fjala dhe influenca e tyre, blihej autoriteti i tyre ne publik: jane te njejtet gazetare qe sot mbrojne lalin. Dmth lali i paguante dikur, tani e paguajne mbrapsht ata per te mbrojtur lalin.

 

Dmth, sipas konceptit te shpifjes publike, gazetari qe eshte deshmitar okular duhet te deshmoje per cfare ka pare e degjuar, apo duhet te kete dhe ndonje mandat arketimi qe te mos konsiderohet si “shpifes”?

Deklaratat vijnë një ditë para se të kalojë në Kuvend paketa anti-shpifje. Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët nuk tërhiqen nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku endri fuga erion veliaj kristi pinderi paketa anti shpifje belinda balluku endri fuga erion veliaj kristi pinderi paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2019, 12:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ...