Politike

Rama ndryshon paketën anti-shpifje: E dakordësuam 100% me OSBE-në, nuk e keni lexuar ligjin

17 Dhjetor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Rama ndryshon paketën anti-shpifje: E dakordësuam 100% me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot draftin final të projekt-ligjit i njohur si paketa anti-shpifje. Në një reagim në mediat sociale, Rama ka publikuar drafin me ndryshime ku shihet një tërheqje e qeverisë, si në masat e gjobave ashtu dhe në rolin që do ketë Këshilli i Ankesave të AMA-s.

Në reagim Rama ka bërë edhe një herë thirrje se ligji do të miratohet nesër dhe sipas tij është dakordësuar 100% me OSBE-në. Po ashtu shprehet se ka keqardhje për ata që janë ankuar për mungesën e lirisë dhe kanë folur pa asnjë ligje me ligjin. 

REAGIMI I PLOTË

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje.  Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/Index/9800

Deklaratat vijnë një ditë para se të kalojë në Kuvend paketa anti-shpifje. Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët nuk tërhiqen nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa anti shpifje qeveria terhiqet nga paketa anti-shpifje edi rama paketa anti shpifje qeveria terhiqet nga paketa anti-shpifje

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2019, 12:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ...