Politike

Paketa antishpifje/ OSBE: Janë bërë përmirësime dhe do të bëhen, nuk lejojmë pengimin e lirisë së mediave

17 Dhjetor 2019, 17:26 Nga DOSJA
Paketa antishpifje/ OSBE: Janë bërë përmirësime dhe do

TIRANË– OSBE-ja ka reaguar pas ndryshimeve të fundit që u bënë në draftin e paketës antishpifje. Në disa statuse në rrjetin social Twitter, OSBE shkruan se janë bërë ndryshime dhe përmirësime mjaft të dukshme në krahasim me projektligjet e mëparshme.

Gjithashtu ndër rreshta theksohet se është punuar me qeverinë shqiptare dhe me kryeministrin Edi Rama, në mënyrë që projektiligji për mediat të përmirësohet dhe të të jetë në në përputhje me standardet ndërkombëtare.

OSBE shton se zyra e tyre po vëzhgon dhe monitoron nga afër zbatimin e igjit, dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë pengimin e shprehjes dhe lirisë së mediave.

Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjin për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjin e mëparshëm: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për përmbajtjen e ndërmarrjes (neni 132);

rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribimi neë AKEP-it është eleminuar.

Puna do të vazhdojë të zvogëlojë nivelin e gjobave dhe në miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantojë që asnjë gjobë disproporcionale nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të botimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë laën në një mënyrë vërtet të pavarur,”- shkruhet në reagim.

Kjo deklaratë vjen pas reflektimit të maxhorancës, e cila bëri disa ndryshime pas një sërë apelesh nga ndërkombëtarët dhe shoqatat e gazetarëve për “Paketën Anti-Shpifje”.

Drafti final që do të votohet nesër në Parlament, lejon të drejtën që të gjithë operatorët mediatikë online të ankimojnë gjobat që mund të vendosen nga Bordi i Ankesave, në gjykatë, në bazë të Kodit të Procedurës Civile, por nuk sqarohet nëse gjobat do të paguhen para apo pas vendimit që do të marrë gjykata. Gjithashtu, në këtë draft është hequr mundësia për të mbyllur portalet, por flitet vetëm për fshirje urgjente të lajmit në tri raste: Kur shpërndarja përmban pornografi me fëmijë; Vepra me qëllime terroriste; Shkelje të sigurisë kombëtare;. Socialistët janë të vendosur për dy gjëra në këtë draft përfundimtar, e para është përgënjeshtrimi i detyrueshëm për portalet dhe vendosja e një baneri njoftues “pop-up” për fake-news-in e shpërndarë. 

Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama osbe per paketen antishpifje paketa antishpifje edi rama osbe per paketen antishpifje paketa antishpifje

Sondazh

Poll