Politike

Spartak Ngjela kundër paketës anti-shpifje: Ligj skandaloz, Rama po e përdor që t’i shpëtojë tmerrit që e ka pushtuar

17 Dhjetor 2019, 16:57 Nga DOSJA
Spartak Ngjela kundër paketës anti-shpifje: Ligj skandaloz, Rama po e

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela është shprehur sot se Kryeministri Edi Rama ka frikë. Sipas tij frika e Ramaës vjen nga Reforma në Drejtësi, prandaj dhe po kërkon miratimin e paketën anti-shpifje.

Rama tenton që të shmang vëmendjen. Unë s’kam parë ndonjëherë kryeministër që të ecë nëpër rrugë, viziton fëmijët, sikur është kryetar pionerësh. Ikën këtej-andej, i bie kërkon të fshehë diçka. Nëse tenton të fshehë diçka, nëse do të shmangë të vërtetën, atëherë të jap të dorëheqjen. Ramën e tremb e vërteta prandaj ka vendosur ligjin antishpifje”, u shpreh Ngjela.

I ftuar sot në rubkrikën “Opinion” në News 24, avokati shtoi se anti-shpifja është një ligj skandaloz, pasi ky projekt-ligj e kthen AMA-n praktikisht në një gjykatë.

Është skandal. E kanë kthyer AMA-n në gjykatë. Ajo që ky i thotë shpifje, ka karakter juridik. Këta nuk e kuptojnë shpifjen. Nëse ti ke thënë diçka dizinformuese në publik, po ke bërë gabim, por jo pse them kritika ndaj qeverisë. Në demokraci nuk ka 3 pushtete, por ka 4. AMA është e trembur, nuk la asnjë stacion të flasë. Nuk ka kryeministër që ka hapur televizionin e vet. As Berluskoni nuk e ka bërë që ka pasur gjigandë mediatik. Rama ka dhunuar të drejtën e lirisë së fjalës. Ndërtesat kanë rënë sepse ka bashkëpunuar qeveria me mafiet”, tha avokati.

Deklaratat vijnë një ditë para se të kalojë në Kuvend paketa anti-shpifje. Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët nuk tërhiqen nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike paketa anti shpifje rama kunder mediave spartak ngjela paketa anti shpifje rama kunder mediave spartak ngjela

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2019, 12:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ...