Politike

Me zë dhe me figurë/ Sikleti i Veliajt me Ramën, KM: Pse s’solle lëng të pije se e sjell dhe e pi vetë… (kryebashkiaku e kamuflon me të qeshur)

Cfarë po ndodh në marrëdhënien Rama-Veliaj? A është e gjitha një propagandë për më shumë vëmendje në spektaklin e ERTV-së, apo kryeministri ndihet i konkurruar prej tij dhe po përpiqet t'i tregojë vendin...?

TIRANË– Dy javët e fundit përveç dëmeve të shumta nga tërmeti kanë nxjerrë në pah edhe një krisje, të marrëdhënies mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.  Pasi i kërkoi të lyente shkallën, dhe të vinte rrjetën e koshit të basketbollit, kërkesat e Ramës për Veliajn sa venë e bëhen edhe më të rëndomta. Sot, teksa ishin në Ndroq, ku një familje u fut në një banesë të re, dhe Rama e Veliaj iu dhanë çelësat kryeministri filloi të uronte familjarët… Pas pak minutash, qetësi Rama ka kërkuar lëng për të pirë. Ai dëgjohet në video që pyet kryebashkiakun Veliaj se përse nuk e ka sjellë një shishe lëng për të pirë, pasi sipas Ramës e ka zakon që merr gjithmonë lëng se do një gotë për vete

Thumbi i Ramës për Veliajn:

Rama: Atë lëngun nuk e solle të pish ndonjë gotë

Veliaj: Kur e sjell thua pse lëng, kur s’e sjell

Rama: Se e ka zakon, gjithmonë sjell lëng se do të pijë një gotë për vete.

Veliaj rregullon flokët nga sikleti dhe sërish e kalon me të qeshur këtë moment.

 

Por kjo nuk ishte hera e parë, që mund të na lejë thjesht të kuptojmë se bëhet fjalë për një batutë të rastit. Gjithçka nisi me urdhrin për të lyer shkallët! Në datë 1 dhjetor, Rama pa se muret ishin të shkarravitur dhe i dha Veliajt, që të nesërmen në orën 04:30 të mëngjesit shkallët të ishin të lyera.

Veliaj e kaloi duke thënë se ultimatumi ishte për administratorin e pallatit, por dje historia u përsërit… Rama dhe Veliaj ishin sërish bashkë në një vizitë në shkollën “Ismail Qemali”, e cila kishte pësuar disa dëmtime nga tërmeti. Teksa shkuan dhe në fushat e basketbollit, Rama pa që tek kosha t e basketbollit mungonin rrjetat dhe i kërkoi Veliajt që të vendosej urgjent rrjeta. Madje shtoi: Më dërgoni foto që është vënë!

 

Nuk e themi dot me siguri atë që po ndodh në marrëdhënien e tyre, por mundësitë janë vetëm dy. Ose e gjitha është pjesë e një fasade për më shumë vëmendje mbi propagandën qeveritare të menaxhimit të pas-tërmetit, ose Rama po përpiqet të aneksojë kryebashkiakun duke i treguar vendin… 

(f.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment