Politike

Çështja Babale/ PD ripublikon përgjimet, Salianji paralajmëron fakte te reja: Devijim i qëllimshëm i hetimeve (VD)

17 Dhjetor 2019, 14:35 Nga DOSJA
Çështja Babale/ PD ripublikon përgjimet, Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është rikthyer sërish çështjes “Babalja”, ku edhe ka ripublikuar disa përgjiime, në të cilat dëgjohet se si Fredi Alizoti flet me disa persona.

Gjatë një deklaratë publike nga selia e PD-së Salianji tha se për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë akuzë për trafik droge, ndërsa shtoi se prokuroria kërkoi burgosjen për denoncuesit. Po ashtu Salianji tha se dëshmitari Alizoti është paguar për të dëshmuar, duke shtuar se hetimet u devijuan qëllimshëm. Mes të tjerash demokrati tha se prokuroria nuk i ka publikuar këto përgjime.

“Prokuroria kërkoi burgosjen per denoncuesit dhe ka devijim te qëllimshëm te hetimeve. Dëshmitari Alizoti u pagua per te dëshmuar. Në një vit e gjysme, Rama sajoi dosje kundër opozitës. U manipulua dosja, u hoqën përgjimet zyrtare”, u shpreh Salianji.

Salianji paralajmëroi se nesër në orën 10 do të publikojë fakte të reja.

“Nesër në orën 10 do të kemi fakte dhe prova të reja shkencore të cilat janë në fashikkullin e Prokurorisë dhe janë marrë me vendim gjykate që faktojnë në mënyrë më të plotë dhe ta padiskutueshme të gjithë atë që ne kemi thënë”.

Theksojmë se per Salianjin u kërkua 1.6 vite burg, që u konvertua në shërbim prove.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale 2 ervin salianji dosja babale 2 ervin salianji

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2019, 12:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ...