Politike

“Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje qeverisë: Mos miratoni paketën anti-shpifje

17 Dhjetor 2019, 09:48 Nga DOSJA
“Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje

SUEDI- Eurodeputeti David Lega, ka reaguar sot kundër dy ligjeve për median, që njihen si paketa anti-shpifje.

Në një reagim në Facebook, anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Suedi, shkruan se miratimi i paketës anti-shpifje rrezikon kryesimin e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, do të rrezikojë kryesinë e OSBE-së dhe gjithashtu do të ndërlikojë negociatat e anëtarësimit në BE. Rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është shumë e mirëpritur”, shkruan Lega.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit. Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike censura e mediave david lega paketa anti shpifje qeveria kunder mediave censura e mediave david lega paketa anti shpifje qeveria kunder mediave

Sondazh

Poll