Tërmeti/ Basha me banorët e Shënavlashit në Durrës: Kriminale, qytetarët jetojnë në çadra, nuk preken 150 milionë doll
Durrës- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me banorët e prekur nga tërmeti në Shënavash të Durrësit. Ai ka deklaruar se është skandaloze tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve dhe se nuk ka asnjë ndihmë nga banorët. Kreu i PD-së ka theksuar se është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje, që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve.
“Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve.”, u shpreh ai. Ai thekson se kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore.
Reagimi:
Sot vizitova banorët e Shënavlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës.
Të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, minëra familje janë lënë në mëshirë te fatit. Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë netë të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme.
Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vleresime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre.
Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje. Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të termetit te 26 nëntorit. Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve. Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore.
Foto të Bashës me banorët
Për gjendjen pas tërmetit Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar ftesën e Ramës për bashkëpunim. PD-ja ka propozuar paketën që përmban 5 pikat për Rimëkëmbjen e Biznesit.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Paketa Anti-Shpifje/ Kryemadhi:Rama me axhendë anti-europiane, kërkon të dënojë portalet (VD)
Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për pakten anti-shpifje, e cila pritet të miratohet ditën e nesërme në Kuvend është shprehur se kryeministri Edi Ram...
Paketa Anti-shpifje/ KiE ‘shuplakë’ qeverisë, Mijatoviç: Rishikoni draftin, s’mund të mbyllen portalet pa vendim gjyka
BRUKSEL- Komisionerja e Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç ka komentuar projektligjet e Paketës Anti-shpifje, që do të votohe...
“Jemi në mes të 4 rrugëve, pa çati”, Rama debat me qytetaren: Je në hotel, nuk kam shkop magjik të ngrija të gjitha s
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me të prekurit nga tërmeti në zonën e Durrësit. Nuk ka munguar edhe një debat mes tij dhe n...
Situata pas tërmetit, Meta për planin e rimëkëmbjes: Të rialokohen fondet e PPP-ve, qeveria dhe opozita të arrijnë konsen
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkon transparencë për menaxhimin e fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në ...
‘Ej, ej! Shiko mua! Ato shenjat…’/ Fëmijët bëjnë gjeste pas shpinës së kryeministrit, Rama i vë re dhe u hakêrrehe
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në Durrës, tek banorët e prekur nga tërmeti të strehuar në komplekset turistike “Aler” dhe “Fafa”...
“Rezikohet integrimi në BE”, eurodeputeti thirrje qeverisë: Mos miratoni paketën anti-shpifje
SUEDI- Eurodeputeti David Lega, ka reaguar sot kundër dy ligjeve për median, që njihen si paketa anti-shpifje. Në një reagim në Facebook, anëtari i Komitetit të...
Dëmet nga tërmeti/ Bashkia Lezhë miraton bonusin e qerasë për 160 familje, Ndreu: Së shpejti nis shembja
Lezhë- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar bonusin e qerasë për 160 familjet e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në mbledhjen e Kë...
VIDEO/ Rama shkon në Durrës, takime me qytetarët e strehuar në hotel: S’do ngeleni rrugëve
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kompleksin “Fafa”, ku edhe ka takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktîma. Gjatë vi...
Basha takim me drejtorin e Institutit Republikan për Evropën: Folëm për krizèn politike dhe luftèn kundër korrupsionit
Tiranë- Kryetari i Partisë Demoraktike Lulzim Basha së fundmi ka zhvilluar një takim me Drejtorin Rajonal për Evropë, në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Pau...