Politike

‘Babale’/ Prokuroria kërkoi 1.6 vite burg, Salianji nuk tërhiqet: Askush nuk më ndal, e vërteta triumfon gjithmonë

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji shkruan se askush nuk e ndal dot sepse lufta për të vërtetën triumfon gjithmonë.
Featured image of article: ‘Babale’/ Prokuroria kërkoi 1.6 vite burg, Salianji nuk tërhiqet: Askush nuk më ndal, e vërteta triumfon gjithmonë Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar sërish lidhur me pretencën që Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës për dosjen “Babale 2”.

Me anë të një statusi në Facebook, Salianji shkruan se askush nuk e ndal dot sepse lufta për të vërtetën triumfon gjithmonë. Statusin e tij, ish-deputeti e ka shoqëruar me foto nga salla e gjyqit, në të cilat shfaqej i qeshur krah mbështetësve të tij. 

“Askush nuk më ndal dot! Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot! Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme. Beteja të tjera na presin,”-shkruan Salinji. 

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale. Për ish-deputetin e PD Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun, si  dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.Sipas Prokurorisë të pandehurit kanë kryer kallëzim të rremë.

(k.m/dosja.al)