Politike

‘Ej, ej! Shiko mua! Ato shenjat…’/ Fëmijët bëjnë gjeste pas shpinës së kryeministrit, Rama i vë re dhe u hakêrrehe

17 Dhjetor 2019, 09:58 Nga DOSJA
‘Ej, ej! Shiko mua! Ato shenjat…’/ Fëmijët

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në Durrës, tek banorët e prekur nga tërmeti të strehuar në komplekset turistike “Aler” dhe “Fafa”. Gjatë vizitës kreu i qeverisë është takaur me banorë të cilët i kanë treguar problemet e tyre që kanë hapur pas tërmetit dhe kanë marrë përgjigje prej tij. 

Shumë janë ankuar, por Rama ka thënë se e mira e tërmetit ka qenë që gratë tashmë nuk bëjnë punët e shtëpisë, pasi çdo punë bëhet nga pononjësit e hoteleve.  E teksa fliste me një grua, e cila po i qante hallin kryeministrit, disa fëmijë pas tij bënë disa gjeste që kamera që ndiqte hap pas hapi kreun e qeverisë nuk i kapi. 

Rama u shqetësua shumë nga gjesti aq sa ka ndaluar së foluri me gruan që kishte dalë ta takonte dhe u tërhoqi vëmendjen.  “S’ka nevojë, ne po bëjmë detyrën. Ej, ej! Shiko mua! Ato shenjat nuk janë të mirë,“-tha Rama. 

 

Kyeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka takaur banorët që strehohen në hotele. Rama gjatë takimit ka takuar banorët, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre. Kreu i qeverisë u ka dhënë premtimin se ata do të jenë gjithmonë në vëmendjen e shtetit deri në zgjidhjen e situatës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama edi rama ne durres termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll