Politike

17 Dhjetor 2019, 12:14 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Komisioneres së Këshillit të Europës për të drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, e cila ka komentuar projektligjet e Paketës Anti-shpifje. 

Kreu i shtetit ka ripostuar deklaratën e Mijatoviç, duke bërë thirrje maxhorëncës që të dëgjojë shqetësimet e komunitetit të gazetarëve. Meta ka shtuar se pa media e lirë, çelja e negociatave dhe më pas bashkimi me Komunitetin Europian është i pamundur.  

Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!,”-shkruan Meta. 

Në deklaratën e saj, Mijatoviç thase drafti duhet të rregullohet urgjentisht, dhe se interneti duhet të mbetet një forum i hapur publik, duke sugjeruar vetë-rregullimin si zgjidhje për kaosin online.

 

Deklarata e Mijatoviç është një shuplakë ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, i cili edhe dje nuk u tërhoq nga qendrimi i tij, se portalet duhet të jenë nën kontrollin e AMA-s për të parandaluar shpifjet.  Komisioni i Ligjeve, miratoi dje në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet.

Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët nuk tërhiqen nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës.  Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave.  Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit duke organizuar edhe një protestë, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dunja mijatovic ilir meta paketa antishpifje dunja mijatovic ilir meta paketa antishpifje

Sondazh

Poll